Thirrje të dyshimta për marshim drejt veriut, Policia e Kosovës: Mos bini pre

Në rrjetet sociale qarkuljnë disa njoftime përmes të cilave u bëhet thirrje shqiptarëve të Kosovës tu drejtohen veriut të vendit për protesë massive.

Në lidhje me këët policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen pozitivisht thirrjeve për marshim në veri të vendit.

Policia i ka ftuar qytetarët për qetësi dhe “t’i lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës ta trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Sot vazhdojnë për të katërtën dite radhazi protestat në veri të Kosovës. Qytetarët serbë kundështojnë kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Kërkesat e tyre janë që këta kryetarë, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Policisë.

Thirrja e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës u bënë thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në protestë

Prishtinë, më 01 qershor 2023
Policia e Kosovës është në dijeni se, nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.
Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim. Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend./albeu.com/


Shtuar 1.06.2023 09:35