Kompania izraelite: Grupi rus “Wagner” është nisur për në Kosovë

Kompania izraelite “Terror Alarm” ka paralajëmruar se grupi i mercenarëve “Wagner” është nisur drejt Kosovës.

Në një postim në Twitter, kompania bëri me dije se informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.

Postimi erdhi pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, ku mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

“Terror Alarm” është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.

Kujtojmë që serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit që prej së premtes.

 


Shtuar 30.05.2023 13:02