Digjet makina e avokatit Adriatik Lapaj

Ditën e sotme, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues Avokat Lapaj, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar vetë avokati, i cili thotë se makina ka pësuar defekt dhe nuk është e qëllimshme.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!,” shkruan avokati.
/Albeu.com/


Shtuar 25.05.2023 14:10