Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover paraditen e sotme ka mbërritur në selinë e PS, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi mësohet se ka në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve lokale.
Kujtojmë se më herët, Glover është takuar edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.