U akuzua për përdh*nim, dënohet me 13 vite burg shqiptari në Francë (EMRI)

Një 47-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor në Francë pas akuzave për përdhunim.

Sipas mediave franceze 47-vjeçari Edmond helli është dënuar me 13 vite burg.

Ai ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim që në tetor të 2022, ndërsa sot ka dalë para gjykatës dhe është njohur me masën e sigurisë.

Referuar mediave franceze, ndaj 47-vjeçarit rëndojnë akuzat për rrëmbim, përdhunim, dhe mbajtje armësh pa leje.


Shtuar 24.05.2023 22:37