Shqiptari kapet me arsenal armësh në kufirin Hungari-Serbi

Një shtetas shqiptar është kapur me arsenal armësh në kufirin Hungari-Serbi. Mediet e huaja raportojnë se shqiptrai kishte fshehur armët në automjetin e tij.

Ai u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufitare Hungari-Serbi.

Policia gjeti në mjetin e tij 17 pushka, dy mitralozë, dy pistoleta, gëzhoja dhe fishekë.

Armët ishin vendosura në një ndarje të fshehtë në dyert e atuomjetit të shqiptar, mirëpo oficerët gjatë kontrollit të ushtruar mëngjesin e së enjtes arritën t’i zbulonin.

Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim dhe do të qëndrojë për një muaj deri në një vendim të dytë nga Gjykata./albeu.com/