Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka postuar në Twitter një foto me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçkën, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Xhaçka u takuas sot me Dendias në kuadër të samitit të Këshillit të Jashtëm në BE që u zhvillua në Bruksel. Krahas fotos ministri grek shkruan se gjatë diskutimit më Xhaçkën u cek edhe çështja e arrestimit të kruebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Στο περιθώριο του σημερινού ΣΕΥ στις Βρυξέλλες, συναντήθηκα με την ομόλογο Αλβανίας, Olta Xhaçka. Κατά τη συζήτηση, τέθηκε το ζήτημα σχετικά με τον εκλεγμένο Δήμαρχο Χειμάρρας, Φρέντη Μπελέρη. pic.twitter.com/CMLDOiAUFC
— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 22, 2023
Më herët ministri Dendias kishte theksuar se çështjen e Belerit do ta ngrihet në Këshillin e Punëve të Jashtme.
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Heimarra, z. Beleris. Prej aty kam ndërmend të takohem me homologun tim shqiptar menjëherë më pas. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” , tha Nikos Dendias.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u transferua nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.
Arrestimi i Belerit ka sjellë shumë reagime, me palën greke, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për lirimin e tij, përndryshe Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian./albeu.com/