Emiriana Sako do ta drejtojë Bashkinë e Durrësit edhe gjatë katër viteve të ardhshme duke fituar me një diferencë prej ati 10 mijë votash ndaj Igli Carës. PS ka siguruar edhe maxhorancën në këshill duke marrë 28 mandate, ndërsa BF ka marrë 13 të tillë.
Vetë PD zyrtare ka marrë 3 mandate, kurse PAA e Agron Dukës ka siguruar 3 mandate në këshillin bashkiak, ndërsa mes tre këshilltarëve të kësaj partie spikat Renald Koka, ose siç njihet ndryshe Ron Koka.
Ky i fundit është djali i Leonard Kokës, vëllait të ish-ministrit Lefter Koka, tashmë në burg për çështjen e inceneratorëve. Nuk dihet se kush njihet më shumë mes tyre, Lefteri apo Leonardi, i cili ka një histori të njohur po ashtu në raportet e tij me politikën dhe biznesin, por vetë Ron Koka është përfolur në mediat rozë për një lidhje të mëparshme me Kiara Titon, një ndër emrat më të spikatur të Big Brother VIP sëfundmi. /albeu.com