Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar videon e cila u publikua në media dy ditë më parë. Në video duket takimii fshehtë i kreunt e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla me ish kreun e Partisë Demokratiek, Lulzim Basha, në fund të vitit 2022.
I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se video nuk tregon asgjë të re, pasi sipas tij dihet që Balla dhe Basha “mbahen peng nga Rama”.
Me ironi Berisha i bëri thirrje Balles dhe Bashës të “mos takohen si qyqarë”|fshehtas.
“Ajo video nuk thoshte asgje të re. Pse nuk takohen haptas, por takohen fshehtas si qyqarë?”, tha Berisha./albeu.com/