Berisha nga Shkodra mesazh Becit: Tërhiqu që të të mbetet pak nder, shkodranët nuk votojnë flamurin e Edi Ramës

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës në Shkodër së bashku me kandiadatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Spahia është kryetari aktual i bashkisë duke e bërë Shkodrën të vetmen bashki që qeveriset nga opozita.

Ai i dërgoi një mesazh edhe kandidatit të PS-së, Benet Beci dhe i kërkoi të dorëhiqet nga gara.

Berisha: Benet ke dhe 48 orë, tërhiqu që të të mbetet pak nder sepse të ftosh shkodranët të vijnë dhe të votojnë për flamurin e Edi Ramës do të të mbetet peng gjithë jetën. Shkodra ka bërë zgjedhjen, ka Bardh Spahinë, ka opozitën dhe pluralizmin. Zgjedhjet e 14 majit kanë një rëndësi të jashtëzakoshme për Shqipërinë. Përvec Shkodrës, Shqipëria është moniste, por ka një rëndësi edhe për një arsye tjetër, sepse sot në Shqipëri është instaluar një pushte i cili sheh me neveri, me mungesë respekti qyetetarin, e mashtron, e vjedh./Albeu.com/


Shtuar 11.05.2023 20:10