Ish-kryeministri Berisha është duke zhvilluar një takim në Durrës aktualishte teksa kërkon për herë të fundit votën për kandidatin Igli Cara, i cili garon përballë Emiriana Sakos se PS-së.
Sako kërkon rikonfirmimin në detyrë, ndërsa Berisha synon që për herë të parë të mund të çojë një demokrat, pavarësisht se nga cila logo, në krye të bashkisë së qytetit bregdetar.
Në këtë takim gjenden mjaft deputetë të PD-së që mbështesin Berishën, ndërsa vërehet mospjesëmarrrja e Ferdinand Xhaferajt, i cili rezultoi edhe deputeti më i votuar në qark për demokratët në zgjedhjet e prillit 2021.
Xhaferaj nuk ka miratuar asnjëherë marrjen e frerëve të PD-së nga Berisha edhe pse nuk duket të ketë patur ndonjë afrimitet edhe me Lulzim Bashën duke qëndruar kryesisht jashtë përballjes së dy kampeve në Partinë Demokratike. /albeu.com