FOTO-VIDEO/ Luiz Ejlli i hyn fushatës, për kë kërkon vota

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.

“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- thotë Luizi në një video të postuar në Instagram pas fotos me Benet Becin.

Këngëtari e ka falënderuar publikisht Becin edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar në kohën kur Beci drejtonte KESH.

/Albeu.com.


Shtuar 10.05.2023 19:58