Pamje tronditëse nga masakra në Serbi/ Momenti kur 14-vjeçari vret shokët e klasës

Mediet serbe kanë publikuar pamjet e rënda nga masakra me nëntë viktima në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.

Në video duket momenti kur autori i mitur, 14 vjeç hyn në klasë dhe qëllon pa mëshirë me armë zjarri nxënësit e klasës dhe mësuesn.

Ashtu si dhe shihet në video një prej shokëve të tij  autori  e ka vrarë me një plumb në kokë.

Kujtojmë se nga sulmi i përgjakshëm që tronditi Serbinë një javë më parë mbetën të vrarë nëntë persona, 8 nxënës dhe roja i shkollës, ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mësuesja e historisë dhe 5 nxënës.

Sulmuesi u arrestua në vendin e krimit. Fqinjët e autorit 14-vjeçar kanë ngelur të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.

Ata e përshkruajnë atë si një djalë të tërhequr dhe të turpshëm që rrallë e shihje me miqtë e tij. Një nga fqinjët e Kosta K. thotë se djali një ditë para tragjedisë ka qenë në një ditëlindje me klasën e tij me nxënësit që i vrau me armë zjarri./albeu.com/