Arrestohet ylli i TikTok-ut, Hasbulla

Ylli i TIKTOK-ut Hasbulla Magomedov thuhet se është arrestuar pasi ai dhe shokët e tij janë kapur në flagrancë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Hasbulla, 20 vjeç, nga Dagestani i Rusisë, bashkë me shkokët e tij dolën me makinë në rrugë dhe ndërhynë me shoferët e tjerë teksa festonin dasmën e një shoku.

Një video e postuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit tregon një grup makinash, duke përfshirë një që mbante Hasbulla, duke bllokuar trafikun dhe duke bërë drifte në një rrugë kryesore.