Drama e familjes shqiptare, humbën djalin 14-vjeçar në aksident, pasi e varrosën në Shqipëri, prindërit s’lejohen të hyjnë në Greqi

Më 27 prill 2023 një 14-vjeçar shqiptar humbi jetën në Greqi pasi u rrëzua nga biçikleta. I mituri përplasi kokën në një shmëb dhe nuk mundi të mbijetonte.

Por drama thellohet akoma më shumë për prindërit e vogëlushit, të cilët mes dhimbjes së madhe që i ka kapluar, duhet të përballen dhe me probleme dokumentacioni, ndërsa nuk iu lejohet që të hyjnë në Greqi.

Pasi varrosën djalin në Shqipëri, dy prindërit janë përballur me vështirësi kur kanë vendosur që të rikthehen në punë, duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin grek, pasi burrit i kishte mbaruar leja e qëndrimit.

Kryetari i komunës Kipseli në Agrinio, Stratos Iliadhis i ka bërë thirrje autoriteteve që të lejonte futjen e çiftit në Greqi, të cilët ndodhen prej 30 vitesh. Të gjithë banorët janë të indinjuar nga veprimi i policisë greke, ndërsa kërkojnë që ndaj çiftit të bëhet një përjashtim.

Gabrieli, humbi jetën duke lozur me biçikletë, pas një aksidenti tragjik kur përplasi kokën me një shkëmb, më 26 prill, ndërkohë që familja prej 20 vitesh jetonte në Greqi./Albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 08:21