“Alibeaj ka vulën por jo…”, Rama: Merrem me Berishën dhe Metën sepse janë problem për vendin

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” është shprehur se tha se Partinë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Rama tha se Alibeaj ka vulën por jo të ndenjura për t’i qëndruar betejës, ndërsa për Ilir Metën dhe Sali Berishën tha se janë problem dhe turp për vendin, ndaj merret me ta.

“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës. Flasin ati ata, janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjël dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të 2 duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim të një vota”, tha Rama.


Shtuar 4.05.2023 22:09