Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se është krenar që gjatë mandatit të tij ka ndërtuar 40 shkolla. Ai theksoi se në mandatin e tretë do të mbyllë edhe lotin e fundit të shkollave.
“Ne do te ndertojme edhe 5 shkolla në trekëndëshin Astir – Kashar – Yzberisht. Po ashtu janë 2 shkolla te Liqeni i Thatë. Njëra te Kopshti Botanik dhe “Dritëro Agolli” te Parku Olimpik dhe janë dhe 2 shkolla të tjera në 2 vende që njerëzit i njohin nga ana e toponimisë, si Spitali i Arabit në Sauk, mbas karburantit tek rrethrrotullimi, midis Varrezave të Dëshmorëve dhe Akademisë së Policisë. Dhe një tek ish-parkingu, nga ana tjetër e rrugës, tek ish-parkingu i Policisë Ushtarake, sot Akademisë së Policisë”, deklaroi Veliaj.