Shkrumbohen dy shtëpi në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Dy banesa në Llakatund të Vlorës janë djegur mëngjesin e sotëm.

Personat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar pa dëmtime.

Dyshohet se zjarri të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:17. Shërbimi zjarrfikës është njoftuar se ka marrë flakë një banesë një katëshe por kur mbërritën në vendin e ngjarjes, u konstatua se ishin dy banesa totalisht në flakë.

Luftie Fanaj është pronarja e njërës prej banesave ndërsa tjetrës Petrit Izeti. Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që ndodheshin brenda./Albeu.com/


Shtuar 29.04.2023 07:17