Motra e madhe e Haklajve, Aisha Haklaj ka përfunduar pas 12 orësh dëshminë e saj në SPAK.
Ajo ka folur shkurt për medit dhe është shprehur se ka ende besim te Prokuroria e Posaçme.
Zonja Haklaj gjithashtu falenderoi mediet, të cilat i cilësoi si pushtetin e vetëm që ka mundur t’i drejtohet familja e saj.
“Me gjithë respektin e madh për mediat. Sepse ju keni kryer detyrën dhe keni qenë pushteti i vetëm që kemi munduar ti drejtohemi. Tani besimi ynë është ende te SPAK. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka që duhet të ruhet”, tha Haklaj.
Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një fletë thirrje në kuadër të një hetimi.
Ndërkohë ditën e djeshme, motra tjetër, Zylfie Haklaj deklaroi se varri i Fatmir Haklajt ishte dëmtuar.
Policia përmes një deklaratë zyrtare ditën e sotme, 28 prill bëri me dije se po punon për identifikimin e autorëve.