Janë në sekuestruar në Portin e Durrësit 1 mln paund cash në një furgon që vinte nga Anglia.
Operacioni për sekuestrimin e 1 milion pound cash është zhvilluar pak më parë dhe ende nuk dihen detajet rreth këtij operacioni.
Paratë ishin fshehur në shasinë e një furgoni mallrash, i cili prej vitesh bënte linjën Angli-Shqipëri, i cili mbërriti në vendin tonë me tragetin e Ancona-s rreth orës 12:00.
Dyshohet se sinjalizimi për furgonin ka ardhur që nga Anglia, prandaj dhe furgoni duhej të kontrollohej në ccdo kalim në Portin e Durrësit.
I njëjti shofer ka dhe dy furgona të tjerë në Portin e Durrësit në pronësi të tij. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.