Balla nxjerr videon dhe sulmon Berishën: Afera CEZ, dosja më korruptive në këto 30 vjet (VIDEO)

Taulant Balla ka reaguar për herë të dytë lidhur me godtjen që SHBA i ka bërë Sali Berishës duke e shpallur “non gratta”.

Balla ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku shkruan lidhur me çështjen e CEZ, e cila sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS, është dosja më korruptive në 30 vite pluralizëm.

“Afera CEZ është dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.
Kjo çështje nuk mund të mbyllet. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën.”-shkruan ai. /albeu.com/

Shtuar 19.05.2021 16:56