Berisha dhe familja e tij “non grata” në SHBA, Ngjela: Tani filloi lufta anti-korrupsion

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata në SHBA me arsyetimin e aktet e tij korruptive minojnë demokracinë e Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili shprehet se “tani sapo ka filluar lufta anti-korrupsion”.

“Kanë shkatërruar Shqipërinë në 30 vjet. Kjo mbase nuk i intereson SHBA, por i intereson popullit shqiptarë. Kjo ishte e njohur, por kur do fillonte. Edhe manovra ushtarake në Shqipëri, nuk është e rastësishme! Ato janë faktet e arrestit, të “non grata”-s. Ka edhe diçka tjetër që ka pasur dhe një tendencë për destabilizim në Shqipëri, që kërkonin ta bënin këta. Ushtria nuk ka ardhur kot”, tha Ngjela./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 15:55