Gjendet pa shenja jete 67-vjeçari në Tiranë

Mëngjesin e sotëm, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, një 67-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërkohë hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.04.2023 09:30