Një 56-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i pallatit në Tiranë.
Ngjarja ka ndoshur mëngjesin e sotëm në rrugën “Margarita Tutulani”.
Uniformat blu bëjnë me dije se 56-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com.