EMRI/ Plagoset 26-vjeçari në Elbasan, në 2020 i shpëtoi atentatit me tre plumba në bark

Një grup të rinjsh janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu.

Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar me mjete qelqi që janë gjendur në lokal.

I plagosuri Kei Piu  nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi 3 vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ku mori tre plumba në bark.

Një fuoristradë në lëvizje hapi  zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit asokohe Kei Piu.

Mësohet se policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 21:23