KQZ publikoi sot shpërndarjen e fondit të buxhetit të shtetit për partitë politike pët zgjedhjet vendore të 14 majit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Bëhet fjalë për një fond prej 97,064,530.08 lekësh.
Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë 42.833,466.73 lekë , Partia Demokratike do të marrë 4.963.584.24 lekë, Partia e Lirisë 15,594,215.8 lekë.
Njoftimi i KQZ-së:
????̈??????? ????? ? ???????? ??̈ ??????? ??̈? ???????̈ ???????? ?????̈?????̈?? ??̈ ???????? ??????? ????
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:
1. Partia Demokratike (PD) 4.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë
Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë.
Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike./albeu.com/