EMRI/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Shëngjin

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të mërkurë në Shëngjin.

Sipas burimeve viktima është Ardian Nikulaj, eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës.  Ardian Nikulaj ka qenë  kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prill 2021.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e plazhit në Shëngjin, në ambientet e biznesit të tij “Coral Shëngjin”.  Nikulaj ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa shkaqet e vrasjes së tij nuk bëhen ende me dije.

Drejtori i Policisë së Lezhës dhe dy autoambulanca ndodhen në vendngjarje.

/Albeu.com/ 


Shtuar 19.04.2023 13:40