Mbërrin në Sarandë trageti me 2200 turistë, Rama: Kemi 59% më shumë vizitorë se një vit më parë

Shqipëria vijon të mbetet atraksion turstik për të gjithë turistët vendas dhe të huaj, duke shënuar rritje nga viti në vit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin për hapjen e sezonit turistik në Sarandë, ku kanë nisur të vijë edhe turistët e parë.

Rama shkruan se në Sarandë ka mbërritur trageti me 2200 pasagjerë, të cilët vijnë nga SHBA dhe europa pë të vizituar vendin tonë.

Sipas tij deri në muajin mars Shqipëria ka pritur 1 milionë vizitorë, 59% më shumë se një vit më parë.

Postimi i Ramës:

⚓?️⛴️ Norwegian Star Cruise me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë☀️??️??

? Shqipëria ka mikpritur mbi 1 milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022??️?️?✈️?


Shtuar 19.04.2023 13:24