Ukraina do të marrë 19 sisteme artilerie “Caesar Howitzer” nga Danimarka

Në javët e ardhshme, Ukraina do të marrë 19 sisteme artilerie vetëlëvizëse Cezar të prodhimit francez.

Kështu deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës të premten, raporton The Guardian.

“Ukraina do të marrë 19 sisteme artilerie “Caesar Howitzer” të prodhimit francez brenda javëve të ardhshme”, tha ministria daneze e Mbrojtjes.

Ministria njoftoi gjithashtu se Ministri në detyrë, Troels Lund Poulsen vizitoi sot grupin e fundit të rekrutëve ukrainas që po trajnohen në Danimarkë.

Në total, Danimarka i dha mbështetje Ukrainës në shumën prej 6.2 miliardë korona daneze.

Deri në këtë verë, Ukraina do të fillojë të marrë nga Danimarka tanket kryesore të betejës Leopard 1./Albeu.com.


Shtuar 14.04.2023 18:33