Veliaj në Zall Bastar: Jo vetëm Tiranën, projektet tona do të transformojnë edhe fshatrat

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erjon Veliaj, njëherësh kandidati i PS për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Zall Bastarit, ku ëhstë njohur nga pranë me shqetësimet e tyre.

Veliaj tha se ashtu siç edhe ka premtuar, Bashkia e Tiranës po ndëton urën e cila ndihmon të gjithë banorët e zonës.

Në qoftë se merremi me muhabete ‘më the e të thashë, i kujt je ti, e lagu, s’e lagu’, atëherë shkojmë vetëm mbrapa. Ju më keni mbështetur dhe ju falenderoj me gjithë zemër”, u tha banorëve Veliaj.

Ai theksoi se projektet që po transformojnë edhe fshatrat më të largët të Tiranës janë arritur edhe falë bashkëpunimit me qeverinë.

Po të ishim ende me taksat e komunës, kjo urë nuk bëhej as për 60 vjet. Se këta thonë “kullat-kullat”, po patjeter, ai që bën kullën do paguajë një çikë më shumë taksa dhe me lekët e taksave të tij do bëjmë rrugën e Zall-Bastarit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ura e re do përfundojë brenda verës, edhe pse afati i punimeve është në muajin tetor.


Shtuar 14.04.2023 16:41