Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot në Parlament për raportin Dick Marty.
Balla tha se janë mbledhur firmat nga më shumë se 5 vende dhe 20 anëtarë të asamblesë së KiE për të zhbërë këtë raport.
Sakaq Balla i replikoi kritikave të opozitës për mënyrën se se PS po bën fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Me ironi Balla i tha opozitës që të ecë pëësrpara dhe të mbjellë pemë shut sikur se PS ka zgjedhur të bëjë në këtë fushatë elektorale.
“Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar 14 Prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20. Ne po ecim përpara me rezolutën, kur shkojmë nga Kosova tek paratë e fushatës është groteske. Ju këshilloj të bëni dhe ju si ne, mbillni pemë”, tha Balla./albeu.com/