Për pyetjen se përse i lyejmë vezët e kuqe të Enjten e Madhe, përgjigja është e “fshehur” në versione të ndryshme.
Vezët lyhen të Enjten e Madhe, që është dita e Darkës së Fundit, ku Krishti ofroi bukë dhe verë si simbol të trupit dhe gjakut të Tij, gati për t’u flijuar për të çliruar botën nga prangat e mëkatit.
Tradita e krishterë dëshiron që vezët, simbol i pjellorisë dhe fillimi i një cikli të ri jetësor, të lyhen me ngjyrë të kuqe, sepse ato simbolizojnë Gjakun e Krishtit.
Sipas një versioni, Virgjëresha Mari mori një shportë me vezë dhe ua ofroi rojeve të Birit të saj, duke iu lutur që të mos e torturonin. Kur lotët e saj ranë mbi vezët, ato u lyen me të kuqe.
Në fakt, për shumë veza simbolizon edhe varrin e Krishtit i cili ishte i mbyllur hermetikisht, por brenda tij fshihej “Jeta”, pasi Krishti doli prej tij dhe u ringjall.
Një histori tjetër lidh ngjyrën e kuqe me Maria Magdalenën. Kur perandori romak u informua për Ringjalljen e Krishtit, ai e konsideroi atë po aq të pamundur “si lyerja e vezëve në të kuqe”. Pastaj Maria Magdalena lyen disa vezë të kuqe dhe ia çoi për të konfirmuar faktin.
Sipas zakonit, veza e parë që lyhet në çdo shtëpi është e Virgjëreshës Mari dhe nuk duhet të thyhet por të mbahet deri në Pashkët e ardhshme. /albeu.com