Korridoret 8 dhe 10 bllokohen në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nga opozita me mbi 1100 amendamente

Komisionet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, të ngarkuara për ndryshimet në ligjet për marrëdhëniet e punës dhe për burimet minerale, arritën të kalojnë vetëm rendin e ditës, pas së cilës ato u pezulluan dhe seanca dëgjimore u shty për pas festave të Pashkëve.

Megjithatë, edhe atëherë debati do të bllokohet efektivisht, duke pasur parasysh numrin e amendamenteve të paraqitura.

Për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, 1111 amendamente janë dorëzuar nga E Majta, 2 nga VMRO-DPMNE dhe 3 nga VMRO-Popullore, ndërsa katër amendamente janë dorëzuar për ndryshimet në ligjin për pasuritë minerale.

Me këto ndryshime propozohet që kompanisë “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d t’i lejohet 60 orë punë në javë, propozim i cili u vlerësua si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Por partitë në pushtet thanë se me këto ndryshime përshpejtohet realizimi i projektit./INA


Shtuar 13.04.2023 08:52