FOTOLAJM/ Çfarë e ka pickuar?! Ç’ka ndodhur sonte me fytyrën e Kiarës?

Përtej sjelljes së saj, qasjes ndaj lojës dhe strategjitë, me të nisur Prime mbrëmjen e sotme, Kiara Tito ka marrë komente të shumta në rrjet për ndryshimin e papritur në look.

Duket se mjekja e moderatores këtë herë e ka shtuar sasinë në shiringat e injektuara për fryerje të tipareve duke e bërë mjaft të dukshme edhe më sy të lirë. Këtë mbrëmje Kiara e ka humbur freskinë e Prime-ve të shkuara, duke mbizotëruar efekti “pickimi i bletës”.

Ndryshimi i Kiarës në paraqitje, gjatë jetës së saj mediatike është komentuar shpesh herë dhe me hyrjen në BBV edhe më shumë.

Kujtojmë se ditët e fundit në shtëpinë e famshme për Kiarën nuk kanë qenë aspak të lehta, më tepër pasi ajo mësoi qasjen e publikut jashtë për të nëpërmjet ndërhyrjeve të opnionisteve apo materialeve të dhëna nga Vëllai i Madh./albeu.com/