Gjeti mbesën duke qarë, tezja rreh mësuesen brenda shkollës në Memaliaj

Një mësuese është dhunuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.

43 vjeçarja M.H. është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambjentet e shkollës. Shkak është bërë pretendimi për bullizim i nxënëses 9-vjeçare prej mësueses M.H.

Tezja kishte shkuar ta merrte fëmijën nga shkolla ndërkohë që u ndesh me të qarat dëshpëruese të mbesës së saj, e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit të sotëm mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e fëmijës, të shkonte tek mësuesja dhe aty të ndizej debati që degjeneroi me përdorimin e dhunës ndaj mësueses në krye të detyrës.

U desh ndërhyrja e stafit të mësuesve për normalizimin e situatës.

Mësuesja ka shkuar në polici ku ka denoncuar shtetasen S. K. për dhunë për shkak të detyrës./Albeu.com/


Shtuar 11.04.2023 19:03