“Mallkimi” godet një tjetër autobus në Tiranë, merr flakë në mes të rrugës

Autobusët e linjave në Tiranë duket se nuk po gjejnë “qetësi’ dhe ende nuk dihet se nga ju vjen e keqja

Pas askidenteve të bujshme të bëra nga autobusët e unazës së vogël “Green Line”, atyre të që bëjnë aksin Tiranë-Krrabë si dhe atyre të linjës së “Qytet Studentit”, tashmë radhën e kanë “flota” e urbanëve të institutit.

Sipas burimeve pak minuta më parë një autovus i linjës Tiranë-institut, ka marrë flakë në mes të rrugës pas një defekti teknik në motor. Fatmirësisht pasagjerët dhe stafi i punonjësve që ndodheshin brenda autobusit kanë arritur të dalin jashtë pa asnjë lëndim.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcate policisë dhe ato zjarrfikëse. Dyshohet se zjarri është shakktuar aksidentalisht.

Njoftimi:

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/AlbEu.com/


Shtuar 10.04.2023 17:22