Policia e Bulqizës ka reaguar në lidhje me furgonin që doli nga rruga e u përplas.
Sipas uniformave blu të lënduar kanë mbetur 6 persona, shoferi dhe pesë nxënësit. Për fat të mirë janë jahstë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Njoftimi i policise
Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
/albeu.com/