Putin: Rusia, qendra e respektuar e politikës botërore

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë një qendër sovrane dhe e respektuar e politikës botërore”, tha Vladimir Putin teksa iu drejtua ambasadorëve të rinj në Moskë.

Ai i tha ambasadorit të Bashkimit Evropian se marrëdhëniet ishin “degraduar seriozisht” dhe BE kishte nisur një “konfrontim gjeopolitik” me Rusinë.

Putin tha se Rusia është e hapur për partneritet konstruktiv me çdo vend dhe nuk do të izolohet, pavarësisht situatës komplekse në botë./albeu.om


Shtuar 5.04.2023 15:16