Sherr për pronat mes vëllezërve në Lezhë, plagoset një prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.

Sherri mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Paraprakisht mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar mëngjesin e sotëm dhe shkak për ngatërresën është bërë kufiri i tokës mes pronave të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku dy vëllezërit në fillim janë konfliktuar me fjalë pastaj me grushte.

Për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës ku dhe po merr mjekimin.

Dy vëllezërit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

/Albeu.com/