Shkatërrohet banda e shqiptarëve që furnizonte disa shtete europiane me drogë, 9 të arrestuar

Një bandë shqiptarësh që merreshin më shitje të kokainës është shkatërruar nga policia belge dhe 9 persona kanë rënë në pranga.

Aksioni policor u shtri me kontrolle në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre në Belgjikë.

Sipas mediave belge, kokaina importohej përmes portit të Antwerpen dhe shpërndahej nëpërmjet korrierëve në vende të ndryshme evropiane. Më pas trafikantët mendohet se transportonin lëndën narkotike në automjete ku ishin përshtatur vende të fshehta.

Për 6 prej të arrestuarve të moshës nga 28 deri në 55 vjeç, të cilët dyshohen për import dhe transport të kokainës, kryer në bashkëpunim, gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’. /albeu.com


Shtuar 1.04.2023 10:19