I dënuar me mbi 4 vjet burg për lëndë narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Kavajë.

Bëhet fjalë për Erland Helshani, i cili ishte dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.04.2023 10:11