Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15 për qind nga 1 prilli.
Rritja tarifore për 15 për qind do të jetë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
“Për konsumatorët deri 350 kilovat rritja do të jetë 2 euro e 8 cent, mbi 450 kilovat rritja do të jetë 4 euro, kurse për konsumatorët mbi 800 kilovat rritja 7 euro”, u tha në mbledhjen e ZRrE-së.
Arsyetimi për rritjen e tarifave është theksuar furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike në vend./kosovapress/