Të shtëna me armë në Kavajë, dy të vrarë (EMRAT)

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në Kavajë.

Si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona, njëri ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit dhe tjetri të Kavajës.

Të lidhura

None found

Sipas Report TV, ngjarja ka ndodhur pas një sherri ku një person ka qëlluar me thikë dhe tjetri është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Dy personat e përfshirë në konflikt kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për Altin Rexha nga Kukësi dhe Armand Gosa nga Kavaja.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po heton për të zbardhur shkaqet e krimit. Detaje të tjera priten në vijim. /albeu.com

 


Shtuar 29.03.2023 19:17