Ish presidenti Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij

Ish presidenti Donald Trump shfrytëzoi takimin e parë me mbështetësit në kuadër të fushatës presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024 për të lëshuar kritika ndaj prokurorëve që po kryejnë hetime ndaj tij.

Gjatë tubimit në aeroportin Ueiko, në shtetin e Teksasit, zoti Trump tha se ndaj tij po kryhen procese hetimore të rreme duke i cilësuar si “gjueti shtrigash”.

Të lidhura

None found

Prokuroria e Manhatanit po heton rolin e ish-presidentit lidhur me pagesën ndaj aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj, përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Zoti Trump tha se është i pafajshëm dhe se po hetohet për diçka që nuk përbën krim apo shkelje ligjore.

Zoti Trump tha mes të tjerash se kundështarët e tij po përpiqen ta ndalojnë atë, por nuk ia kanë dalë dot.

Gjatë fjalimit, ai kritikoi edhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili pritet gjithashtu të kandidojë për president, duke e cilësuar aleatin e tij të dikurshëm si “jo besnik”.

Zoti Trump po përballet me një seri sfidash ligjore. Veç hetimeve në Nju Jork, një juri e madhe federale në Uashington po heton çështjen e mbajtjes së dokumenteve sekrete nga zoti Trump pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021. Po ashtu, edhe në shtetin e Xhorxhias, po kryhen hetime ndaj ish presidentit mbi përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në atë shtet./VOA/


Shtuar më 26.03.2023 16:40

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber