Të shtëna me armë gjatë natës në Lundër, detajet e para

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Lundër.

Mësohet se policia ka konstatuar shenja plumbi në fasadën e katit të tretë të një banese.

Ndërkohë polici po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 26.03.2023 10:05