Policia e Librazhdit ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ve, pas denoncimit për vjedhje në një biznes privat mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Prrenjas, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur një shumë parash, në kasafortën e servisit të tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Albeu.com/