Gersi Troka, kampioni 21 vjeçar i notit me sindromën Down ka treguar dhe njëherë se dëshira e tij më e madhe është të futet në Universitetin e Sporteve për të studiuar, pork a hasur disa probleme.
Gersi: Unë kam hasur problematika te universiteti i sporteve. Doja të vazhdoja te Universtiteti i Sporteve, por aty hasëm disa probleme. E para nuk na thanë kuotat. Thanë që nuk kishin kuota. Pastaj aty na kërkuan edhe një test fizik, por unë nuk mund ta bëj këtë.
Të lidhura
None found
Ndërkohë nëna e 23-vjeçarit tha ne Euronews se problemi nuk është vetëm te kuotat, por autonomia e universitetit i lejon ata të luajnë një lloj ‘ping-pongu’ me Ministrinë e Arsimit.
“Problemi i autonomisë së universitetit i lejon ata të luajnë ping-pong me ministrinë e Arsimit, se ministria e arsimit thotë që është autonomia e universiteti, ndërsa universiteti thotë se është detyrë e ministrisë që të caktojë kuota për aftësinë e kufizuar intelektuale, sepse për aftësinë e kufizuar fizike ka kuota, por për aftësinë e kufizuar intelektuakle, jo”, tha ajo./Albeu.com/
