Ahmetaj ende pjesë e grupit të PS, apo duhet të marrë avokat? Balla “kyç” gojën për ish-ministrin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ball aka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve për Arben Ahmetajn, lidhur me kontrollet e BKH-së në banesën e ish-bashkëshortes dhe vilën e partneres aktuale.

Në një deklaratë për mediet, i pyetur nga gazetarët nëse ish-ministri është ende pjesë e grupit të PS-së, Balla tha se i mbaroi përgjigjet.

Balla: Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër.

“Do kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë, ku do prezantohet një vlerësim për secilën prej kandidaturave. Kandidati jonë do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë, e për pasoja konsultimi duhet të jetë i gjerë. Deri ditën e shtunë do t’i kemi të gjithë gati. Armando Subashi është ndër më të mirët kryebashkiakë që kemi”, tha ai ndër të tjera.

Çfarë vendimi do marrë PS për Ahmetajn?

Balla: Unë mendoj që për sa i përket non gratave të shpallura qëndrimi i BE duhet të jetë njësoj me SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Kështu Balla refuzoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt pyetjes se çfarë do të ndodhë me Arben Ahmetajn./albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 12:11