Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 357 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vorë, Roskovec, Tepelenë.
Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,936 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 16 Mars 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 357
Testime totale 2,044,941
Raste pozitive 333,708
Raste të shëruara 329,936
Raste Aktive 172
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 149
Berat. 9
Fier 6
Vlorë 4
Durrës. 2
Gjirokastër. 1
Shkodër. 1