Varhelyi: Ballkani përparësi gjeopolitike për BE-në, anëtarësimi i Shqipërisë është afër

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha sot nga Tirana se Ballkani përbën përparësi gjeopolitike për BE-në.

Teksa u ndal të Shqipëria, Varhelyi tha se viti i kaluar ishte mjaft Iisukseshëm për Shqipërinë dhe se BE-ja pret që vendi unë të përparojë akoma edhe më shumë gjatë vitit 2023.

Anëtarësimi është afër, tha komisioneri.

Ndër të tjera Komisioneri foli edhe  për Ndërtimin e një Kolegji Europian në Tiranë me financim të BE-së,.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, e quajti ndërtimin  e kolegjit si një sinjal se anëtarësimi i Shqipërisë në union është afër.

Varhelyi: Ballkani është përparësia gjopolitike. Duam që ky rajon të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Viti i kaluar një vit mjaft i sukseshëm për Shqipërinë. Nëse gjithçka shkon mirë ky vit ,mund të jetë edhe më i suksesshëm. Të dyja palët përfitojnë nga ky process. Ja pse mendoj pse është e rëndësishme të zhvillojmë këto takime: duke e kthyer kokën pas ajo që shohim është se progresi në vend është shumë i mirë. Natyrisht inkurajuam kryeministrin për më shumë. Shpreosjmë të shohim rezultate në luftën kundër korrupsionit. Do të jemi në gjendje të nisim procesin e ptanimit që në shtator të këtij vit.

/albeu.com/